NASA publikoi imazhe të hënën, të cilat tregojnë atë që shkencëtarët po e quajnë një “tërmet përbindësh” në Mars. Agjencia thotë se tërmeti e tronditi planetin Mars më 4 maj, ditën e 1222-të marsiane, ose sol të misionit. Lajmin e bëri të ditur transmetuesi amerikan Abc7. Tërmeti me magnitudë 5.0 ishte me sa duket dridhja më e madhe e zbuluar ndonjëherë në një planet tjetër.
Sipas NASA-s, një tërmet me magnitudë 5.0 është një tërmet me përmasa mesatare në krahasim me ato të ndjera në Tokë. Landeri i NASA-s InSight Mars po përdor një sizmometër shumë të ndjeshëm për të studiuar aktivitetin e tërmetit në planetin e kuq. “Qëkurse e ulëm sizmometrin tonë në dhjetor 2018, ne kemi pritur për ‘viganin’”, tha Bruce Banerdt, hulumtuesi kryesor i InSight në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforninë Jugore, i cili drejton misionin.
Sipas tij, është e sigurt se ky tërmet do të sigurojë një pamje të planetit si askush tjetër. “Shkencëtarët do t’i analizojnë këto të dhëna për të mësuar gjëra të reja rreth Marsit për vitet në vijim”, shtoi ai.
Më shumë se 1 mijë 300 tërmete janë zbuluar në Mars që nga nëntori i vitit 2018.