“Kjo e Conferencë League është finalja më e rëndësishme në karrierën time, e kemi dëshiruar shumë. Finalet e tjera i kam luajtur, këtë më duhet akoma ta luaj dhe kam dëshirë ta fitoj”. Me këto fjalë ka nisur intervistën e tij Jose Mourinho, trajneri i Romës, duke shtuar:
“Mendoj për të gjithë rrugëtimin që kemi bërë në Evropë, kemi bërë 15 finale. Të luash në Evropë dhe më pas në kampionat kundër ekipeve që kishin një javë kohë për tu përgatitur nuk ka kaluar pa pasoja, pa lënë pikë. Kur shoh klasifikimin shoh edhe ndeshjet që kemi zhvilluar të enjten dhe gabimet e arbitrave.
Përballja me Leicester në gjysmëfinale ka qenë e vështirë, por gjithnjë kemi menduar se ndeshja e radhës është më e rëndësishme”, theksoi Mourinho për Sky Sport duke u ndalur më pas te finalja me Feynoord dhe fakti që do të kenë pak më shumë kohë për ta përgatitur: “Nuk është një avantazh i vogël, por një avantazh i madh, pasi të premten përballemi me Torinon, që nuk është një ndeshje e lehtë dhe nuk mund të lejmë shumë lojtarë pushim. Është një ndeshje unike dhe nuk duhet të mendojmë për këto avantazhe”, theksoi Mourinho.