Lazio po përgatitet për ndryshime të mëdha në portë. Sipas Il Messaggero nga kryeqytetasit pritet të largohet Thomas Strakosha, i cili është i gatshëm të nisë një aventurë të re, me kontratën që po i skadon.
Fulham dhe Newcastle janë 2 alternativa për të, tejet interesante. Vendimtare do jetë dëshira e vetë “gardianit” kuqezi, që i intereson shumë një firmë në Premier League.
Gjithashtu, drejt largimit nga lacialët është edhe portieri tjetër, Reina.
Në këto kushte, drejtuesit kanë nisur nga puna për gjetjen e një emri të përshtatshëm që do të mbrojë shtyllat për sezonin e ardhshëm. Profil i rëndësishëm është portieri Marco Carnesecchi, 21 vjeçari, kartoni i të cilit zotërohet nga Atalanta.