Po zhvillohet sot në prani të mediave procesi për emrin e ri të Presidentit të Republikës.
Në fjalën e tij Enkelejd Alibeaj renditi edhe arsyet përse është me rëndësi që presidenti të zgjidhet në tre raundet e para.
Gjithashtu ai theksoi se e drejta për të propozuar duhet t’i përkasë opozitës.
Le të këndojë ata nuk erdhën dhe po e zgjedhim ne. Kjo nuk i shërben askujt dhe thjesht do të ishte një zgjatim. Pra bazuar në frymën e Kushtetutës pavarësisht ndryshimeve të 2008 thelbi mbetet dhe presidenti do të duhet të zgjidhet me jo më pak se 84 vota. pra ndaj është e nevojshëm që presidenti të zgjidhet në këto tre raunde dhe arsyet janë: Të bësh fotografimin sot të institucioneve të kësaj republike , të gjitha pushtet e ka marrë njëri krah, pra është një zhbalancim ekstrem i rendit institucional. Pra ka humbur sensi i ndarjes së barazisë së pushteteve. Mazhoranca sot nuk e ka legjitimitetin real, atë që buron nga zgjedhjet. Pra këto janë konsiderata jo thjesht të nxjerra nga ne, por të dokumentuara dhe të njohura botërisht. Është koha dhe është vetëm një episod nëse ka dëshirë për të ridimensionuar atë që duhet të jenë raportet që duhet të prodhojë presidentit, pra këto janë arsyet bazë. Në dokument kemi bërë të qartë vendosjen e disa kritereve”, tha Alibeaj.
Ndër të tjera Alibeaj, bëri me dije se presidenti ashtu siç e thotë edhe Kushtetuta duhet të jetë i shqiptarëve.
“Kjo frymë vazhdon ende. Të paktën në tre raundet e para. E drejta për të propozuar t’i përkasë opozitës. Asaj pjesë te kuvendit, e cila plotëson numrin e mandateve që shkon përtej 84 mandateve. Këtë kemi bërë ne. Këtë kemi bërë ne. Propozojmë nga opozita katër kandidatura, kjo është formula. Nga të cilat dy të mund t’i përzgjedhë brenda kësaj katërshe nga ana juaj dhe pjesa tjetër është e thjesht, në arritjen e emrit final. Jo proces përjashtues, por gjithëpërfshirës, me kronologji të caktuar. Ku jepet pozita, vendi secilit ishull brenda parlamentit për të konverguar një proces që jep të gjitha shijet, qëndrimet politike. Nëse arrihet kjo, arrihet një gjë e madhe. Kushtetuta thotë; Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve.”, tha më tej Alibeaj.