Te Nantes ka festë. Stade de France është veshur me të verdhë, qyteti në delir gjithë natën: klubi ka fituar Kupën e Francës të shtunën në mbrëmje dhe është kthyer të ngrejë një trofe në qiell 21 vite nga hera e fundit. Dhe të mendosh se vetëm një vit më parë tifozët binin në gjumë me makthin e rënies nga kategoria, e shmangur vetëm në finalen e playout-it, kundër Toulouse.
Meritat e mëdha të kësaj rilindjeje i shkojnë Antoine Kombouare, trajneri, që ka arritur të rimëkëmbë një skuadër që ishte buzë humnerës sportive, duke e udhëhequr në Europë. Antoine Kombouare ka qenë trajneri i parë i epokës Katar te Paris Saint-Germain. Në verën e vitit 2011-të, kur PSG ndryshoi dimension me mbërritjen e Al-Khelaifi-t, ishte pikërisht ai në stol (ishte te klubi nga 2009-ta). Në fillim u konfirmuar në detyrë (“Ishte një surprizë, isha i bindur se do të më largonin”, ka thënë në atë kohë), më pas është shkarkuar në dhjetor pavarësisht vendit të parë në renditje dhe tri pikëve avantazh ndaj të dytës.
Në vendin e tij u mor Carlo Ancelotti, por titulli u fitua nga Montpellier. Dhe të mendosh se nga anët e Parisit, dhjetë vite më mbrapa dhe pasi kanë patur trajnerë si Tuchel, Emery, Blanc, ka akoma nga ata që kanë nostalgji për të, “trajneri i fundit i vërtetë i yni”, siç ka shkruar një tifoz parisien në Twitter. Kombouare nuk e ka gëlltitur kurrë atë shkarkim. “E dija prej muajsh se do të më hiqnin qafe. Janë në fillimin e projektit dhe me një si Ancelotti do të jetë më e lehtë të tërhiqnin lojtarë si Kaka ose Tevez, por unë nuk ndihem inferior ndaj tij”, ka thënë për Le Parisien pak javë pas shkarkimit të tij.
“Do të kisha dashur të kisha patur mundësinë ta baroja sezonin për të parë se ku do të kisha arritur”. Kombouare kishte mundësinë e madhe për t’u bërë i njohur para botës dhe për ta ndihmuar PSG-në të shkonte lart, por ëndrra e tij është shuar. Dhe është shuar teksa ai ishte në krye të renditjes, plotësisht në përputhje me objektivat e klubit. Por nga ajo ndarje ka ndryshuar gjithçka.
Në vend të klubeve të mëdha, Kombouare ka drejtuar Al-Hilal, Lens, Guingamp, Dijon, Toulouse, me gjithë respektin. Dhe në fund, Nantes (klub me të cilin ka luajtur në vitet Tetëdhjetë), që e ka çuar deri në Europë falë fitores së Kupës së Francës. Kulmi i një ringjallje sportive që nga ato anë dukej e paimagjinueshme. Por meritat e Kombouare nuk kanë lidhje vetëm me fushësn. Trajneri i nantes ka arritur të bashkojë një ambient, gjithmonë në protestë kundër pronarit Kita, por që tani është shumë e lidhur me skuadrën pas disa sezoneve të vështirë dhe të turbullt, dhe që sapo ka filluar të festojë pasi është kthyer ë fitojë një trofe. Ky është Kombouare: një që lë shenjë dhe mbetet në zemrat e njerëzve. Edhe pse nuk ka arritur të marrë kurrë një Kaka ose një Tevez në skuadrat e tij.