Zgjedhjet presidenciale vazhdojnë të mbeten kryefjala e ditëve të fundit ndërsa opozita ka paraqitur një rezolutë me propozimet për figurën e kreut të shtetit. Në lidhje me këtë çështje, Balla u shpreh mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ se akoma nuk e ka marrë në mënyrë zyrtare rezolutën dhe se ditën e nesërme do të diskutohet mbi propozimet.

Balla: Ka pasur qasje të ndërtimit të një procesi nga i cili të dal një president siç e ka caktuar kushtetuta. Në kuvendin e Shqipërisë ka pasur konsensuse të rëndësishme, pra domethënë që në çështje të rëndësishme ka konsensus. Për sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, mund dhe duhet ti japin Shqipërisë një president që të jetë i denjë me integritet të plotë institucional. Është e vërtetë që PS i ka numrat dhe mund të kishim zgjedhur që ti bënim brenda një dite tre raundet e para. PS është e gatshme të ndërtojë me opozitën, pra me PD zyrtare, Berisha i shpallur non grata nuk është pjesë e këtij angazhimi. Çdo përfshirje e Berishës në proces e përjashton çdo marrëveshje tonën me PD-në.

Bollino: A jeni dakord me pikat e propozuara nga PD?

Balla: Ky është drafti i opozitës. Mirë do ishte kur unë ta marr zyrtarisht ta komentoj. Kushdo i lindur pas vitit 91 nuk zgjidhet president se nuk ka mbushur 40 vjeç. Për mua është shumë e rëndësishme të ruajmë integritetin e procesit. Nesër do e kem Alibeajn në konferencë, apeli im është se asnjë palë nuk ka të drejtë të imponohet. Ato parimet duhen parë, e kam ftuar opozitën që të zhvillojmë bisedimet në këtë mënyrë. Duam një president të të gjithë shqiptarët. Nuk mund të jetë anëtar i grupit parlamentar të PS edhe pse i takon të jetë pasi ka zgjedhur etëm një herë në shtator të 97 Mejdanin.