Këngëtarja Ronela Hajati, ka rrëfyer sonte në “A live night”, si asnjëherë tjetër pjesë nga jeta e saj, jashtë skenës ku jemi mësuar ta shohim gjithmonë.
Ronela tregoi se famën që ka marrë ndër vite falë punës së palodhshme, e ka shfrytëzuar gjithmonë në të mirën e asaj që ajo bën, muzikën. Sipas saj, artisti ka “detyrë” të argëtojë publikun, dhe përpos kësaj, ata kanë hallet e tyre dhe “nuk i intereson që dikush del dhe këndon”.
“Puna e famës, nuk më ka goditur asnjëherë pas kokës. Jam mësuar që fëmijë në kamera dhe s’më kanë bërë përshtypje një kamur më shumë. Nuk kam marrë asnjëherë kot të fluturoj se mund të më njohën 500 mln njerëz më shumë. Unë mund ta shfrytëzoj në të mirën time në punën time. Çdo njeri ka hallet e veta dhe në fund nuk i intereson njeriu që unë po dal dhe këndoj. Ne artistët kemi atë botën tonë, por për publikun jemi argëtues. Njerëzit shtynë orën me ne. Heqin mendjen nga një gjë e keqe që ju ka ndodhur, I dedikojnë të afërmeve këngë me zërin tonë, apo timin dhe në fund të ditës kjo gjëja duhet të vazhdojë “Show must go on”, tha Ronela në “A live night”.