Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar në një deklaratë për mediat për marrëveshjen e arritur mes Alibeajt e Ballës që opozita të propozojë kandidat për President në raundin e dytë dhe të tretë.
“Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij e ajo të sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual”, tha ai.
“Dje më 18 maj 2022 pesë vite më pas u shpall një marrëveshje e re. Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj të propozojë kandidat ne raundin e dyte dhe te trete.
Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij e ajo të sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual.
Me marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër t’ja sigurojë këtë”, deklaroi Bylykbashi.