Jemi të përgatitur për reagimet e Rusisë.” Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Finlandës pasi vendi njoftoi zyrtarisht se do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
“Ne jemi të përgatitur për lloje të ndryshme veprimesh ruse, nuk i dëshirojmë, por jemi duke u përgatitur që nga kjo pranverë. Kur e shikojmë Rusinë, e shohim shumë ndryshe nga sa e pamë vetëm disa muaj më parë. Gjithçka ndryshoi kur ajo sulmoi Ukrainën dhe personalisht mendoj se nuk mund t’i besojmë më faktit se do të ketë një të ardhme paqësore vetëm pranë Rusisë. Dhe kjo është arsyeja pse ne po marrim këtë vendim për t’u anëtarësuar në NATO, në mënyrë që të mos ketë kurrë luftë në Finlanda përsëri.”
Deklaratat i bëri gjatë ditës së sotme kryeministrja finlandeze Sanna Marin në një konferencë për mediat.
Kujtojmë se presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan të dielën se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake perëndimore prej 30 anëtarësh që të zgjerohet mes luftës së Rusisë në Ukrainë.