Partizani dhe Tirana do përballen sonte në orën 18.45, në derbi ne kryeqytetit që shkon për llogari të javës së 33-të të Abissnet Superiore. Mësohet se deri më tani janë shitur vetëm 3 mijë bileta, shifër kjo tejet e ulët. Gjithsesi, numri pritet të rritet në minutat në vazhdim. Lojtari i 12-të do jetë faktor i rëndësishëm sonte, në një natë që pritet të jetë emocionuese.

Të dyja skuadrat vijnë në Elbasan Arena në situata të ndryshme. Bardhebluve të Orges Shehit i duhet fitorja për të siguruar matematikisht titullin kampion, ndërsa në krahun tjetër, të kuqtë duan pikë për Europën.