Endri dhe Stefi Prifti kanë sqaruar se cila ka qenë arsyja që ata dhe Flori Mumajesi prej vitesh nuk ruajn një raport të mirë. Vëllezërit Prifti të ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA me gazetaren Ester Bylyku kanë shpjeguar se shkak për hatërmbetje mes tyre dhe kantautorit Mumajesi është bërë një këngë.
Ata kanë sqaruar se në plane ka qenë një bashkëpunim pasi Flori i’u kishte bërë dhuratë një këngë të cilën ato për arsyje familjare por dhe për shkak të neglizhencës duke e shtyrë projektin me një vitë. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Flori që këngën ia ka dhënë dikujt tjetër.
“Ka kaluar vite dhe ne jemi në një distancë qëndrimesh. Ka qenë një ngjarje e para 11 viteve. Më përpara kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer me Florin. Marrëdhënie që kapërcenin edhe ato artistike, ishin shumë shoqërore. Takoheshim, grupoheshim. Pra ishin marrëdhënie të shkëlqyera. Arsyet pse u ndërpre kjo marrëdhënie…unë marrë një pjesë të fajit. Ka qenë neglizhenca jonë. Ndoshta edhe objektive. Por, kur jeton larg edhe keqkuptohesh. Flori na kishte bërë një këngë dhuratë, na pëlqeu shumë. Por duhej realizuar. Për arsye familjare kjo këngë u shty për shumë kohë, e kaloi vitin. Kur unë dhe Endri u rikthyem në botën tonë artistike, kishim planifikuar ta fusnim këtë këngë në albumin tonë. Por ai ia kishte dhënë këngën dikujt tjetër dhe këtu pati një hatërmbetje nga të dyja palët. Por nuk ishim kaq aktiv dhe ta respektonim kohën krijuese.”– u shpreh Stefi
Ai tha se nuk mbaroi e gjitha me kaq pasi ata kanë patur edhe një debat tjetër. Stefi përmend një bisedë me Flori Mumajesin në telefon, pas një debati në ‘Kënga Magjike’.
“Më pas patëm një debat edhe në “Kënga Magjike”, ku Floi u paraqit me një këngë të Artiolës dhe Brunos. Ishte çështje koncepti. Unë e shikoja se ishte një këngë shumë e bukur por jo për një festival modern. Aty më mori në telefon ku patëm një debat jo fyes.”- tregoi ai.