Reperi A$AP Rocky dhe Rihanna u bënë prindër për herë të parë më 13 maj. Këngëtarja dhe biznesmenja solli në jetë një djalë, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.
Në një interviste për Dazed, reperi tregoi se çfarë babai dëshiron të bëhet: “Dua që fëmijët e mi të kenë imagjinatë, edhe kur të rriten. Në fakt më pëlqen të shikoj filma vizatimorë, kam parë Teletubbies, Blue’s Clues, Yo Gabba Gabba, Peppa Pig dhe Baby Shark.”
Më pas vazhdoi: “Shpresoj të rris një fëmijë mendjehapur, të mos diskriminojë. S’po përpiqem të përshkruaj një shenjtor, por realisht dua një fëmijë të lezetshëm me prindër të lezetshëm.”
Ai rrëfeu momentin kur shkoi me Rihannën në Barbados për të takuar familjen e saj.
“Ishte një nga përvojat më surreale që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time”, rrëfeu reperi.
Ato janë gjithashtu mjaft të sinkronizuar kur bëhet fjalë për modën. Stili i veshjes i Rihannës gjatë shtatzënisë u komentua shumë dhe ajo dukej e mahnitshme.
Dhe sipas Rocky, ata nuk lodhen shumë për tu dukur mirë së bashku.
“Unë mendoj se është thjesht e natyrshme. Na ndodh që dukemi mirë së bashku natyrshëm,” shpjegoi A$AP Rocky.