Shefi i patrullës së policisë së Shkodrës Rrok Frroku ka rënë në humnerë në Dukagjin gjatë një operacioni anti-kanabis.
Polici ka lënduar gjurin, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.
Gjatë kontrolleve për parcela me kanabis efektivi i policisë ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është aksidentuar. Ai është në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.