Sabiani dhe Ilir Shaqiri kanë qenë banorët më të komentuar në “Big Brother VIP” pasi krijuan një miqësi të ngushtë brenda shtëpisë. Miqësia mes tyre ka shkuar vaj madje aq vaj sa artistët janë takuar dhe me familjet e njëri-tjetrit. Vëllazëria supozohet të vazhdonte për shumë gjatë por deklaratat dhe konfliktet e shumta mes dyshes na kanë befasuar të gjithëve.
Kujtojmë se pak ditë më pare Sabiani festoi ditëlindjen por urimi nga vëllai i tij Iliri mungoi, të paktën për sa i përket një urimi publik. Para pas ditësh Sabiani ka qenë i ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj ku ka bërë një deklaratë të papritur.
Sabiani u shpreh se pothuajse të gjithë banorët kanë ndryshuar pas daljes nga emisoni dhe kanë qenë ndryshe nga pritshmëritë e tij. I pyetur se kush prej banorëve ka përfituar me shumë nga ai, Sabiani i është përgjigjur vëllai i tij duke referuar kështu Ilirin.
Nuk mungoi më pas as reagimi nga Iliri i cili postoi në rrjete sociale një foto në të cilën shkruhej “E ka bo për mua”. Mesa duket dyshja nuk kanë asnjë hatërmbetje mes tyre dhe këtë na e ka dëshmuar Sabiani me postimin e tij në Instastory. “Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara”, ka shkruar Sabiani.
Në story ka etiketuar Ilirin nga i cili nuk kemi ende një reagim apo ripostim.