Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj iu përgjigje komenteve të kryeministrit Edi Rama i cili pas dështimit të raundit të dytë për procesin për Presidentin tha se tango nuk mund të kërcehet vetëm.
Në një komunikim pas seancës plenare në Kuvend, Alibeaj tha se nuk ka aspak nevojë për tango. Gjithashtu ai theksoi se me rëndësi është që Presidenti të jetë i shqiptarëve.
“Detyrimi i parlamentit është t’i japë legjitimitetin e duhur atij që do të jetë President i Republikës. Detyrimi ynë është sot, çfarë kemi bërë ne ? Në mënyrën më fisnike kemi marrë pjesë në proces, kemi dhënë kontributin tonë për një president që të jetë mbi palët. Të mos jetë një presidentit, Nuk ka nevojë të jetë tango,,, duhet të jetë president i shqiptarëve”, tha ai.