Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mbajë takim ditën e nesërme, 19 Maj në orën 12:00.
Mbledhja do të zhvillohet në vijim të diskutimeve për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Takimin e ka njoftuar me anë të një mesazhi kryetari Enkelejd Alibeaj.
“Të nderuar kolegë!
Duke kërkuar ndjesë për orën, në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e rradhës së grupit për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin. Faleminderit!”, shkruan Alibeaj.