Në një komunikim për mediat Luçiano Boçi, u shpreh se niveli i diskutimit për negociatat për presidentin e ri ishte i një niveli qesharak.
Deputeti i Rithemelimit gjithashtu theksoi se është kundër paktit me PS dhe se sipas tij opozita duhet të ketë kandidatë në të pestë raundet.
“Është tallja e radhës me procesin e presidentit dhe na vjen keq që niveli i diskutimit të jetë kaq qesharak dhe tallë. Negociatat duhet të jenë në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta. Askush s’mund t’ja heqë të drejtën opozitës për të pasur kandidatë në pesë raunde dhe kjo zgjidhje nuk është parë asnjëherë ku dikush nga mazhoranca ka përcaktuar që opozita mund të ketë kandidat në tre raundet e para dhe në raundet e tjera jo. Dhe ironia është që opozita nuk ka vota për një numërim të thjeshtë dhe mazhoranca e ruan propozim e saj për raundin e katër dhe të pestë”, tha Boçi.