Ditë e rëndësishme kjo në kryeqytetin shqiptar, teksa kanë mbërritur Roma dhe Feynoord për finalen e madhe të Conference League, e programuar të luhet nesër në Air Albania. Gjithashtu, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mirëpritur Presidentin e UEFA-së, Alexander Ceferin dhe legjendën Zvonimir Boban.
“Mireprita pak minuta më parë Presidenti Ceferin dhe legjendën Zvonimir Boban. I garantova se do kalojnë një kohë fantastike në Shqipëri dhe organizimi jonë do të jetë perfekt!” – Shkruan numri një i futbollit shqiptar Duka, përkrah fotove përkatëse në aeroport. Finalja luhet të mërkurën në orën 21.00.