Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin Debat me Alba Alishanin ku u diskutua për çështjen e presidentit të ri të vendit tashmë që procesi ka shkuar në raundin e tretë.
Kryemadhi u shpreh se mazhoranca e bëri ftesën për opozitën për t’u përfshirë në zgjedhjen e presidentit të ri vetëm për ta përçarë më shumë atë.
“Për mua çështja e presidentit e ka humbur idenë e konsensualitetit që në fillim të lojës së saj ajo ishte si një përrallë për të treguar se duam t’iu përfshijmë, por që shërbeu për më shumë për të ndarë deputetët e PD.
Çështja e presidentit ka ndikuar për të përçarë opozitën, por më shumë ka qenë për ta përdorur dhe për ta tallur në opinionin publik. PS i ka 71 vota, kjo është një zvarritje për të krijuar një insinuatë brenda PD”, u shpreh Kryemadhi.