Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç raportohet se është qëlluar me një shishe, gjatë një tubimi në Belvedere. Sipas mediave vendase. një grup protestuesish të cilët e quajnë qeverinë aktuale të Malit të Zi si “qeveri kukull”, kanë protestuar me pankarta kunder kryeministrit.
Madje drejt Abazoviçit është hedhur edhe një shishe, por që nuk e ka prekur atë. Qytetarëve u është bashkuar në protestë edhe politikani serb Nenad Çanak.