Ukraina ka deklaruar se Rusia ka vrarë të paktën 4600 civilë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Mes të vrarëve janë edhe 232 fëmijë.
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova ka nënvizuar se shifrat mund të jenë edhe më të larta, pasi nuk është arritur që të bëhen të gjitha verifikimet në territoret e pushtuara nga rusët.
“Rusia ka vrarë të paktën 4600 civilë në Ukrainë që nga 24 shkurti, duke përfshirë 232 fëmijë”, thuhet në njoftim.