Në telefonatën e sotme, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron diskutuan problemin e sigurisë globale të ushqimit. Kjo është raportuar nga Kremlini, cituar nga Tass , sipas të cilit pala franceze ka shprehur shqetësim në lidhje me këtë.

Në këtë kontekst Vladimir Putin theksoi se situata në këtë çështje është e ndërlikuar, kryesisht për shkak të sanksioneve të vendeve perëndimore, dhe vuri në dukje rëndësinë e funksionimit të papenguar të logjistikës globale dhe infrastrukturës së transportit.

Gjatë bisedë s Putin i tha Macron të mos furnizojë me armë Ukrainën.

“Perëndimi mund të kontribuojë për t’i dhënë fund kësaj mizorie duke ushtruar ndikimin e duhur mbi autoritetet e Kievit dhe duke ndaluar furnizimin me armë në Ukrainë,” i tha Putin.

Biseda mes Macron dhe Putin ka zgjatur 2 orë.