Iraku është përfshirë nga një stuhi pluhuri e cila ka krijuar pamje apokaliptike, njëkohësisht ka shkaktuar problematika të shumta.
Dhjetra qytetarë u shtruan në spital me probleme të frymëmarrjes dhe fluturimet janë ndalur për shkak të dukshmërisë së dobët në Bagdad, Najaf dhe Erbil.
Në pamjet e publikuara nga BBC shihet se si qielli ka marrë ngjyrë portokalli nga stuhia, ku sipas ekspertëve mund të bëhen më të shpeshta për shkak të thatësirës dhe rënies së reshjeve.