Në Nivicë, 30 km larg Tepelenës është ngritur investimi i parë i huaj në turizëm, “CampNivica”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky ekoresort, një investim suedez.

Ky investim, e kthen Nivicën në një destinacion të turizmit elitar përmes një resorti të cilësisë së parë 100 % ekologjik.

“MIRËMËNGJES, dhe me natyrën magjike të Nivicës, ku mund të eksploroni malësinë e jugut të Shqipërisë në stilin safari përmes ekoresortit unikal të CampNivica, një investim suedez mes majave të Kurveleshit, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama.

Në kuadër të Programit të Rilindjes qendra e Nivicës është ndërtuar nga e para që nga sheshi i fshatit që është shtruar me gurë, ndërsa godinat dykatëshe të ndërtuara me gurët e Nivicës, i kanë dhënë një tjetër frymë fshatit.