Kryeministri Rama gjatë konferencës së sotme në lidhje me formalizimin e pagave, theksoi se bërja publike e pagave, përveç anës negative pati edhe një anë pozitive, sepse duke u ballafaquar me këtë realitet, ne ngritëm Njësinë Speciale të Antiinformalitetit, për të zhvilluar një proces kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të të gjithë situatës.
Rama vijoi: “Ajo që është më e rëndësishme dhe që dua ta ndaj me ju është që punën kryesore e bëri komunikimi intensivi i agjencisë përkatëse të tatimeve me kompanitë, me bizneset dhe faktikisht kërkësa e përsëritur që të gjithë biznesete të rishikojnë situatën me pjesën informale të pagave ka dhënë rezultate shumë domethënëse.”
“Këto, nga njëra anë tregojnë se pasqyra formale zyrtare e shifrave të pagave që u bënë edhe publike, nuk është pasqyra reale dhe se vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjtha bizneset, por edhe si rezultat i një shtyse të fortë që u munduam t’i japim gjithë komunitetit të biznesit.”
“Kemi një rritje të pagës mesatare në Republikën e Shqipërisë dhe kemi mbi 25% të të punësuarve që kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë. Pra, ata nuk merrni pagën minimale të deklaruar, por merrni më shumë të gjithë”, shtoi kreu i qeverisë.
“Ndërkohë, që perceptimi negativ mbi ekonominë dhe biznesin vetë për shkak të këtyre deformimeve ishte prezent shumë më tepër sesa kishte lidhje me realitetin”, tha Rama.