Një tjetër bujtinë e bukur hapi dyert pak kohë më parë, në fshatin Fushë Studën, pjesë e programit “100 Fshatrat” dhe mu në zemër të Parkut Kombëtar të Shebenikut, i cili është edhe pjesë e pasurive natyrore të mbrojtura nga UNESCO.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të bujtinës e cila ndodhet 85 kilometra nga Tirana, në mes të natyrës që lidh Librazhdin me Dibrën.
“Një mjedis i shkëlqyer pushimesh familjare, një tjetër bujtinë e bukur ka hapur dyert pak kohë më parë, në fshatin Fushë Studën, pjesë e programit “100 Fshatrat” dhe mu në zemër të Parkut Kombëtar të Shebenikut, i cili është edhe pjesë e pasurive natyrore të mbrojtura nga UNESCO. Një mjedis i shkëlqyer pushimesh familjare, 85 kilometra nga Tirana, në mes të natyrës që lidh Librazhdin me Dibrën, ku shijohet edhe kuzhina tradicionale e zonës”, u shpreh kryeministri Rama.