Richard Gere dhe gruaja e tij Alejandra Silva u shfaqën shumë të dashuruar teksa morën pjesë në premierën e dokumentarit ‘We Feed People’ të ‘National Geographic’.
Çifti qëndruan pranë njëri-tjetrit në event, me aktorin që nuk e hoqi dorën nga beli i gruas së tij teksa pozonin për foto. Richard, 72 vjeç, dukej shumë elegant me pantallona gri dhe një pallto të errët. Pamjen e tij e kishte kompletuar me një shall dhe këpuc të zeza.
Ndërsa Alejandra, 39 vjeç, kishte veshur një fustan të zi të gjatë. Ajo mbante një varse që plotësonte bukur dekoltenë e saj dhe një byzylyk të trashë floriri me zbukurime të gjelbra.
Javën e kaluar dyshja rrëmbyen vëmendje në ‘City Harvest Red Supper Club Gala’. I konsideruar dikur si ‘mashkulli më seksi’, Gere dukej sikur koha kishte ndaluar për të me një kostum të errët dhe këmishë të bardhë, ndërsa gruaja e tij ishte po aq e mrekullueshme me një fustan blu të errët dhe taka të zeza. Aktori, i cili njihet për aktivizmin e tij, ka qenë një mbështetës i madh i organizatës që mbledh para për të siguruar ushqime për ata që kanë nevojë.
Ylli i Hollywood dhe partnerja e tij janë të martuar që nga viti 2018 dhe janë prindër të dy djemve të vegjël. Alexander ka lindur në vitin 2018 dhe vëllai i tij më i vogël erdhi në jetë në vitin 2020. Gere ka gjithashtu një djalë më të madh, Homerin, 22 vjeç, nga martesa me aktoren Carey Lowell dhe Alejandra ka një djalë, Albertin, 9 vjeç, nga martesa e saj e parë. Gere ishte një mik i familjes së Alejandra për shumë vite kur të dy u rilidhën në 2014.