ASAP Rocky i dha Rihannës një letër dashurie të enjten (5 maj) në formën e një kënge të re dhe një videoklipi – por ndoshta ka më shumë se kaq.

Ndërsa Rocky i referohet Rihannës si “engjëlli”, “perëndesha” dhe “shoqja e shpirtit” e tij në tekstin e këngës së tij “DMB”, lanë të nënkuptojë se ajo shton edhe “nusen” në atë listë.

Videoja është një rrëfim për jetën e tyre së bashku, ku RiRi shfaqet vazhdimisht në krah të reperit, në kohë të mira dhe të këqija.