Nga Eduard Zaloshnja
Me sjelljen e finales sëUEFA Conference League në Tiranëdhe organizimin e saj të përsosur, FSHF-ja dhe qeveria shqiptare i kanë bërëekonomisë së Shqipërisënjëdhuratë afatgjatë të jashtëzakonshme. Ardhja e Murinjos dhe fitorja e tij në Tiraën ishte një bonus ekstra nga Zoti, i papalanifikuar nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare, kur vendosën të ndërtonin Arenën Kombëtare “Air Albania”…
Në ditët para zhvillimit të finales qarkulluan këtu tituj të ekzagjerur rreth 100 mijë tifozëve që do të vinin nga jashtë për ndeshjen dhe për 150 milionë eurot që do të shpenzonin ata në Shqipëri. Por në fakt të dy shifrat duket se kanë qenë shumë më të ulta.
Sipas njoftimit zyrtar të UEFA-s, vetëm 18 mijë veta ishin brenda stadiumit (të paktën 2 mijë duhet të kenë qenë shqiptarë), dhe 7-8 mijë tifozë të huaj duhet të kenë qenë në Fan Zonat e Tiranës. Ndërsa për valutën e shpenzuar prej tyre mund t’i referohemi shifrave të finales së Superkupës Europiane në Shkup, ku u vlerësua se valuta e shpenzuar nga tifozët e huaj që vituan Shkupin ishte rreth 20 milionë euro.
Në qoftë se efekti ekonomik i finales do të ishte i kufizuar vetëm në këto 20 milionë euro, s’do tia kishin vlejtur shpenzimet dhe debatet e shumta për ndërtimin e Arenës Kombëtare “Air Albania”. Por është ndikimi afatgjatë ai që bën diferencën…
Vende të vogla në zhvillim shpenzojnë dhjetra milionë dollarë për fushata promovuese, që synojnë tëfiksojnëemrin e vendit dhe të kryeqytetit të tyre tek ndjekësit e mediave tradicionale e sociale nëpër botë. Kjo me shpresën se ata do t’i kenë parasysh ato kur të plakanifikojnë pushimet. Dhe përvoja e turizmit botëror ka treguar se fushata të tilla të shrenjta promovuese e paguajnë vetveten, e ç’është më e rëndësishmja, i sjellin fitime ekonomisë sëvendeve promovuese në afate të gjata.
Në rastin e UEFA Conference League në Tiranë, fushata e promovuese për Shqipërinë ishte e parapaguar me ndërtimin e Arenës Kombëtare “Air Albania” dhe me punën e bërë nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare për ta sjellë atë në Tiranë dhe për ta organizuar në mënyrë të përsosur. Pjesën tjetër e bënë 155 televizionet botërore që e transmetuan live ndeshjen dhe mediat tradicionale e sociale që e përcollën me lajme të shumta kudo në botë.
Dhe tani dy fjalë për efektin ekstra Murinjo. Kurrë nuk mund t’i shkonte ndër mend FSHF-së dhe qeverisë shqiptare (kur vendosën të ndërtonin Arenën Kombëtare “Air Albania”) se një ditë do tëvinte në Tiranëtë luante finalen e 5-të europiane traineri më i suksesshëm i finaleve, “The special One” Murinjo. E aq më tepër, që ai edhe do ta fitonte këtëfinale. Një lajm ky që kapi titujt e gjithë mediave botërore (jo vetëm sportive). Murinjo është një emër i njohur (brand name) botëror që e dyfishon vlerën promovuese të lajmeve mbi zhvillimin e finales së UEFA Conference League në Tiranë. Një bonus ekstra (falas) për punën e bërë nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare për sjelljen dhe organizimin e përsosur të finales.
Tani mbetet që qeveria të zgjerojë aeroportin e Rinasit dhe rrugën që lidh atë me Tiranën, për të pritur fluksin e rritur të turistëve në muajt e vitet në vazhdim…