Francesco Totti ishte i ftuar së bashku me Christian Vierin në prezantimin e finales së Kupës së Italisë. Ish-kapiteni i Romës mori pjesë në ngjarjen e mëngjesit të sotëm, duke dhënë edhe disa deklarata për skuadrën e Mourinhos dhe të ardhmen e saj.

Finalja e Ligës së Konferencës? – Ne nuk kemi arritur në një finale europiane prej një kohe të gjatë. Është thelbësore të ngremë një trofe, do të shkojmë në Tiranë të etur dhe luftëtarë deri në fund. Do të shkoj edhe unë në Tiranë.

Gabimet e arbitrave? – Ajo që pamë dje është një nga episodet e shumta kundër Romës. Ne nuk jemi këtu për t’u ankuar çdo herë, por nëse VAR-i nuk i ndihmon gjyqtarët, bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Nëse dje arbitri nuk mund të shihte as nga monitori, bëhet më e vështirë për të gjithë.

Si mund të përmirësohet Roma? – Me blerjet e duhura, të synuara. Roma stërvitet nga trajneri më i fortë në botë, që di kë të blejë. Klubi do të bëjë gjithçka për ta kënaqur atë.

A mund të përmirësohet Roma edhe me një trajner të ri? – Roma është gjithmonë duke u përmirësuar, vit pas viti. Me ose pa ndryshim trajneri.