Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj nisi një lidhje dashurie me Aleksia Peleshin, mirëpo kjo e fundit nuk zgjati shumë. Teksa Aleksia ka folur shpesh për lidhjen dhe ndarjen e tyre, Romeo ka reaguar për herë të parë në emisionin “Më lër të flas”.

I pyetur se përse nuk funksionoi lidhja e fundit, aktori është përgjigjur: Nuk ngjita, mos më pyesni më.

Kujtojmë se nga ana tjetër Aleksia ka treguar se nuk ka qenë e dashuruar me Romeon. “Kam reflektuar dhe kam kuptuar që nuk kam qenë realisht e dashuruar. Kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që më do verbërisht sepse nuk e kisha provuar ndonjëherë si ndjesi apo me idenë e të krijuarit një familje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një person. Ngelet për ta provuar edhe dashurinë e vërtetë. Nuk ma paska bërë zemra bam”, është shprehur ajo.