Cristiano Ronaldo e ka marrë përfundimisht vendimin për sezonin e ardhshëm. Ylli portugez në fakt dëshiron të qëndrojë në Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ua ka bërë me dije shokëve të skuadrës se është i gatshëm të mbetet në “Old Trafford” edhe në sezonin e ardhshëm, përkundër faktit se “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23.

E tash, siç shton tabloidi britanik, gjithçka do të varet nga dëshira e trajnerit të ri, Erik ten Hag dhe nga projekti i tij i ri. Nuk dihet ende nëse trajneri aktual i Ajaxit do të llogarisë apo jo në CR7. United po e kalon një sezon të tmerrshëm dhe klubi nga “Teatri i Ëndrrave” ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në ekip për sezonin e ardhshëm.