Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit. Një prej tyre e ka pyetur “Më shumë do vjehrrin apo vjehrrën?”.
Si gjithmonë shumë e drejtpërdrejtë, Rudina ka publikuar një foto me të atin e Markut. Ajo ka thënë se Preng Frroku është vjehrri që do më shumë, nga të gjithë që ka pasur në jetë. Përsa i përket vjehrrës, aktorja është shprehur se ka dashur një tjetër.
“Vjehrrin normal! Nga të gjitha vjehrrit që kam patur në jetë, Preng Frroku’n dua më shumë. Nga vjehrrat kam dashur një tjetër, po nuk e them dot cilën”, ka shkruar Rudina.