Rusia ka akuzuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për “gënjeshtra dhe propagandë” lidhur me një deklaratë që e ka cilësuar dorëzimin e luftëtarëve që mbrojnë Mariupolin te forcat ruse si një “shpëtim” të iniciuar nga pala ukrainase, shkruan BBC.
Moska thotë se rreth 1000 luftëtarë të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit janë evakuuar nga rebelët e mbështetur nga Rusia. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se deklarata e Zelenskyt është “një kryevepër që ka ardhur nga pena e atyre që krijojnë në Studion Kvartal 95” – një referencë për një kompani të prodhimit televiziv të krijuar nga Zelensky. para se të bëhej kreu i shtetit.
“Ata po shkruajnë një seri të re ose një tekst për ngjarjen e tyre të ardhshme të korporatës,” shton ajo, duke pretenduar se Rusia qëndron pas planit për të evakuuar luftëtarët ukrainas nga fabrika e çelikut.
Zakharova tha se autoritetet ukrainase pretendojnë se ka qenë një operacion humanitar i organizuar nga Kievi por që në fakt demonstron propagandën e tyre bazuar në gënjeshtrat që ata kanë përdorur gjatë gjithë kësaj kohe”.
Ajo gjithashtu pretendon se Ukraina ka “mësuar të gënjejë” nga “specialistët amerikanë dhe të NATO-s”.