Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në cilësinë e nënkryetarit të grupit parlamentar, ka thënë se edhe këtë të hënë nuk ka mbledhje kryesie.

Ai deklaroi për mediat se nuk është formuar kuorumi i duhur për mbajtjen e mbledhjeve.

Salianji po ashtu ka thënë se nuk mund të votohet propozimi që Presidenti i ri të mos ketë angazhim politik në 5 vitet e fundit, pasi sipas tij, kjo do të thotë se po shkohet në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama.

“Edhe sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ka pasur përpjekje nga mua që të përfshiheshin në mbledhje edhe deputetë të PD, të Rithemelimit. ka pasur dakordësi nga zoti Boçi në emër të tyre. Praktika parlamentare e PD, ne funksionojmë me rregulloren e PD, e jo të Ramës. Ajo përcakton që kryesia përbëhet nga kryesia e vogël e grupit parlamentar. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe skam pasur njoftim për mbledhje të grupit parlamentar.

Rrjedhimisht s’ka mbledhje sepse s’ka kuorum. Dua të besoj që është naivitet politik të thuash që presidenti i ri nuk duhet të jetë në politikë në 5 vitet e fundit do të thotë ti shkosh mbrapa Ramës. Grupi parlamentar i PD mendon që Presidenti duhet të jetë politik.

Shikoni në Itali, Matarella vjen nga një eksperiencë të gjatë politike. Të gjithë mund të bien dakord për atë pensionistin me biçikletë. E gjitha kjo bën të zhvendoset vëmendja”, tha Salianji.