Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se asgjë për Parkun Shkencës dhe Teknologjisë nuk mund të bëhet pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Serbia nuk do të kishte “asnjë shans”.
“Ne e shohim se sa jemi të mbushur me lidhje, detyra dhe suksese me Bashkimin Evropian. Sot kemi 120 kompani dhe Parku Shkencës dhe Teknologjisë në Nish është edhe më i bukur se ai i Beogradit”, tha Vuçiç në Parkun Shkencës dhe Teknologjisë.
Ai tha se Serbia do të investojë edhe më shumë para në projekte.
Ndërkohë edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi nga Beogradii se Serbia nuk është vetëm partnere, por edhe mike e Bashkimit Evropian.
Ai tha se Serbia dhe BE kanë një të ardhme të përbashkët.
“Ju nuk jeni thjesht një partner, ju jeni një mik. Unë jam këtu jo vetëm për të vizituar kompanitë serbe, por edhe sepse këto kompani serbe janë pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët. Ne duam të përdorim sfidat e sotme, transformimin dixhital dhe ndryshimet klimatike, si mundësi për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm ekonomik”, tha Michel.
Ai tha se procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian është i një rëndësie thelbësore për të ardhmen e përbashkët të dy palëve.
Para takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Michel tha se ishte i bindur se sot do të ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur.