Të gjitha akset rrugore turistike këtë verë do të jenë lehtësisht të aksesueshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur për ATSH-në se po punohet në mirëmbajtjen e 8 akseve rrugore turistike duke nisur nga Valbona deri në Butrint.

Sipas ARRSH-së, punimet e mirëmbajtjes në të gjitha akset nacionale dhe ato turistike do të kenë ndikim në sigurinë rrugore.

“Po punohet ne akset Bajram Curri – Valbonë, Koplik – Bogë, Dedaj – Razëm, Luz i Vogël – Spille, Laç – Patok, Boboshticë – Dardhë dhe Korçë – Voskopojë, Çermë – Divjakë – Plazh Divjakë, Fier – Seman Plazh dhe Sarandë – Ksamil – Butrint”, bën të ditur ARRSH.
Fondi në dispozicion për mirëmbajtjen e këtyre akseve rrugore llogaritet mbi 237 milionë lekë.

“Investimet rrisin shpejtësinë e sigurinë e lëvizjes dhe sjellin të gjitha zonat turistike shumë herë më afër me kryeqytetin, por edhe turistët e vizitorët që komunikojnë me Aeroportin e Rinasit, i afrojmë me atraksion turistik shqiptar”, bën të ditur ARRSH.