Zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka dhënë detaje për gjetjet e njësisë speciale anti-informalitet për problematikat në kontratat e punës, për dhënien e pagave jashtë sistemit bankar, deklarimin e pagës dhe dhënien e bonueseve.

“Ne kemi konstatuar në numrin e tatimpaguesve me risk se ka një mangësi në kontratat e punës, ka element në disfavor të punëmarrësve. Janë 51% e punonjësve të kontrolluar që prezantojnë të tilla problematikave. Ka problematika për mosdhënien e shtesave mbi pagë, janë 374 punëmarrës ose 41% e punëmarrësve që kanë të tilla problematika. Kemi gjetur në shumë raste dhe fenomenin e dhënies së pagave jashtë sistemit bankar. Ka edhe raste të punonjësve të padeklaruar. Ky fenomen është më shumë i përhapur në kompani tregtimi apo në fushën e ndërtimit. Kemi ushtruar kontrolle në disa sektorë të rëndësishëm si i sigurimeve, tregtisë, ndërtimit. Kemi vënë devijime në sigurime për deklarimin e pagës.

Janë evidentuar rreth 150 punëmarrës që konsiderohen si agjentë sigurimi dhe përfitojnë bonuse. Ne mendojmë që nuk janë bonuse por pagesa që jepen për të kompensuar pagën e deklaruar. Në këtë sektor ka shumë për të korrektuar. Kontrollet tona janë edhe tek individët. Nga intervistimet e para dhe kontaktet vërejmë se këta individë paguhen jashtë sistemit bankar dhe paga e tyre është tejet e ulët jo vetëm për sektorin por edhe për të justifikuar mënyrën e jetesës së individëve.

Kemi arritur që 52% e pozicioneve të punës janë ulur. Është ulur me 23% numri i pozicioneve të punës me pagë minimale. Paga mesatare gjatë muajit mars, është 10517 për të gjithë tatimpaguesit. Kemi rritje të mirë dhe për sigurimet shoqërore e shëndetësore si për tatimpaguesit dhe të gjithë të tjerët kanë reaguar pozitivisht me pagesat e kontributeve. Është rritur numri i tatimpaguesit që deklarojnë rritje të pagës në 58%“, tha Vjero.