Qeveria britanike njoftoi të dielën një paketë të re sanksionesh tregtare kundër Rusisë dhe Bjellorusisë për pushtimin e Ukrainës.
Paketa e re e sanksioneve britanike kundër dy vendeve përfshin ndalimin e eksporteve për industrinë dhe tarifa më të larta doganore.
“Kjo paketë e madhe sanksionesh do t’i bëjë edhe më shumë dëm makinës ruse të luftës,” tha Ministrja e Tregtisë Ndërkombëtare Anne-Marie Trevelian, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zyra e saj.
Taksat doganore do të rriten me 35 pikë përqindje, veçanërisht për platinin dhe paladiumin, lëndë të para të përdorura kryesisht nga industria e makinerive.
Gjithashtu ndalimet e eksportit zbatohen për mallrat e destinuara për industrinë në Rusi, veçanërisht makineritë e rënda, por jo vetëm kimikatet, plastika, goma.
“Rusia është ndër prodhuesit më të mëdhenj të platinit dhe paladiumit dhe ka varësi të madhe nga Mbretëria e Bashkuar” për eksportin e këtyre produkteve, sipas qeverisë konservatore.
Sanksionet e shpallura kanë të bëjnë me mallra me vlerë 1.7 miliardë paund (rreth 2 milionë euro), sipas Londrës.
Londra ka njoftuar gjithashtu sanksione kundër më shumë se 1000 njerëzve dhe më shumë se 100 bizneseve pas pushtimit rus të Ukrainës.