Në Madrid janë të bindur se Kilië Mbape do të luajë me Realin e Madridit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ndonëse zyrtarizimi i francezit mungon, në Madrid po përgatiten për të gjitha.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije dy fakte interesante që të bëjnë të mendosh se e ardhmja e Mbapesë kalon nga “Santiago Bernabeu”. Së pari, sulmuesi francez nuk ka drekuar me Ashraf Hakimin në Madrid, por ka takuar fshehurazi në restorant të dërguar të Realit të Madridit ku ka premtuar transferimin në kryeqytetin spanjoll.

Së dyti që është dhe më domethënëse ka të bëjë me faktin se Reali i Madridit ka prodhuar 20 mijë fanellat e para me emrin e sulmuesit të kombëtares franceze.

Te Reali gjithsesi nuk duan të nxitohen dhe sipas parashikimeve të klubit të bardhë, Kilië Mbape pritet të zyrtarizohet si një lojtar i ri i Madridit duke nisur nga korriku i ardhshëm.

Ndërsa prezantimi i tij do të jetë në mesin e korrikut pasi të kthehet nga pushimet.