Legjenda e futbollit egjiptian, Ahmed Hossam Mido ka dhënë një skenar të “çmendur” sa i takon transferimeve gjatë merkatës së verës.
Në një postim në rrjetet sociale, Mido është shprehur se do ishte shumë i lumtur që të shikonte trajnerin e Romës, Jose Mourinho të rikthehej te Reali, ndërsa nënurdhrat e tij të vihej edhe sulmuesi egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah.
“Kam një ndjenjë që Mourinho do të kthehet në Madrid dhe do të nënshkruajë me Salah. Do të doja të shihja Salah duke luajtur për Real Madridin nën drejtimin e Joses”, ka shkruar Mido në Twitter.
Komenti i Midos është befasues duke pasur parasysh se një Salah më i ri kishte vështirësi për t’u futur në skuadrën e Chelseat nën drejtimin e Mourinhos dhe ka pikëpyetje nëse egjiptiani do t’i përshtatej stilit taktik të trajnerit portugez.
Ky është vetëm një skenar i “çmendur” nga legjenda e futbollit egjiptian, pasi të mërkurën Salah ka konfirmuar qëndrimin e tij te Liverpool së paku edhe për një sezon tjetër.
Megjithatë, të mërkurën, Salah konfirmoi angazhimin e tij ndaj Reds për së paku edhe një sezon.