Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shfrytëzuar Ditën e Fitores për t’i bërë thirrje liderit rus që t’i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë. Ai tha se Vladimir Putin duhet të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të fillojë negociatat e paqes, shkruan BBC.
“Ne do të qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë vendin të mbrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, tha ai.
Stoltenberg tha se presidenti rus do të përdorë fjalimin e tij të 9 majit për të përhapur gënjeshtra për Perëndimin dhe për të kritikuar NATO-n:
“Unë pres që Putini më 9 maj të këtij viti të përhapë lajme të rreme për NATO-n dhe Perëndimin në tërësi”.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se NATO ka vepruar në mënyrë agresive, duke këmbëngulur se është një aleancë mbrojtëse që është krijuar për të siguruar paqen dhe për të mbështetur vlerat e lirisë dhe demokracisë.