Sot është një ditë e veçantë për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, dhe bashkëshorten e tij, Aurelën.
Çifti Basha feston sot përvjetorin e martesës dhe këtë ditë të shënuar në jetën e tyre kanë vendosur ta festojnë në kryeqytet.
Ka qenë Aurela ajo e cila ka publikuar një “selfie” krah bashkëshortin të saj duke zbuluar kështu dhe rëndësinë e datës 8 Maj për ta.
Në foton e postuar ata shihen të veshur shik teksa pozojnë para kamerës duke buzëqeshur.
“#8maj #pervjetorimarteses #selfie”, shkruan bashkëshortja e Bashës.