Ka pak kohë që në rrjetet sociale është bërë virale “Dubai Porta Potty” që i ka shokuar dhe neveritur që të gjithë.

“Dubai Porta Potty” ka të bëjë me vajza të famshme apo influencuese, të cilat shkojnë në vendin luksoz jo vetëm për të shijuar disa ditë pushime, por edhe për diçka tjetër.

Thuhet se ata përdoren si “tualete humanë”, pasi ne këmbim të pagesës lejojnë që persona të tjerë te kryejnë “nevojat personale” mbi to. Burra tepër të pasur organizojnë festa të çmendura dhe paguajnë shifra të mëdha për të kënaqur këto kërkesa të pazakonta.

Menjëherë pas këtyre videove virale në rrjet, shumë njerëz nisën të vendosin gishtin te shumë personazhe të cilët janë parë në Dubai shpesh. Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, e cila shkon vazhdimisht atje dhe ka zbuluar se është vendi i saj i preferuar.

Këngëtarja ka postuar vazhdimisht foto ku duket se kalon mjaft kohë Dubai dhe ajo tha se tashmë është rezidente aty por më vonë do zbulojë lidhjen e vërtetë me atë vend.

Lidhur me reagimet në rrjetet sociale, Enca ka bërë disa postime në “Instastory”, ku është shprehur së suksesi i saj është falë talentit dhe punës që në moshë të vogël.

“Para se të turpëroni veten në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam ‘selfmade boss’ që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lërë të varfër e të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti. Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht”, ka shkruar Enca në anglisht.

U akuzua për “Dubai Porta Potty”? Enca flet e revoltuar: Shkurt
Më pas ajo në shqip shkruan: “Shkurt e shqip s’keni nevojë me ngrënë m*t për t’u bërë të suksesshëm/pasur. Por nëse mendoni se kjo është mënyra e vetme, kush jam unë t’ju ndalojë? Ka një arsye pse unë jam këtu dhe ti aty”.