Ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë në Kherson, në përpjekje për të rimarrë tokën e pushtuar nga Rusia.
“Kherson duroni, jemi afër!”, thekson Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës shkroi të dielën në Twitter. Qyteti port në Ukrainën jugore ishte zona e parë e madhe që ra pas pushtimit të forcave ruse në shkurt.
Rusia po përpiqet të ndërtojë mure mbrojtëse në qytet, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse trupat ishin përgatitur për kundërsulmin ukrainas.
Shtabi ushtarak i Ukrainës pretendoi në një deklaratë se forcat e saj kishin depërtuar një linjë ruse të mbrojtjes dhe i shtynë forcat e saj në një terren më pak të favorshëm. Trupat e saj shpresonin gjithashtu të kërcënonin rrugët e furnizimit të
Rusisë në urat mbi lumin Dnipro, tha ai.
Burimi: BBC