Ukraina, e cila aktualisht është nën pushtimin rus, është favorite për të fituar Eurovision javën e ardhshme. Sipas The Guardian, Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, po konkurron me këngën “Stefania”, e cila është bërë himn në Ukrainë.

E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, Stefania është gjithashtu më e klikuara në YouTube në mesin e 35 shteteve të ndryshme. Grupit prej gjashtë personash iu dha leje e veçantë për të udhëtuar në qytetin Turin të Italisë, një nga anëtarët ka qëndruar në Ukrainë për të luftuar.