Joe Biden ka konfirmuar ditën e sotme se SHBA nuk do të dërgojë në Ukrainë sisteme raketash që mund të arrijnë në Rusi.

SHBA i ka ofruar Ukrainës një sasi të konsiderueshme ndihme ushtarake që kur Rusia nisi një pushtim të vendit të fund të shkurtit.

Më herët ishin publikuar raporte të cilat thoshin se Biden po përgatitej të dërgonte sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë veprimi në Kiev.

Megjithatë, Biden e hodhi poshtë lajmin.