Valbona Selimllari ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy djemtë Kejn dhe Deni, si dhe një vajzë që e ka pagëzuar me emrin Vivien. Ish-missi ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private dhe një këtë e ka nënvizuar edhe vetë në intervista të ndryshme ku rrallëherë ka folur në lidhje me fëmijët e saj.
Ajo ka dhënë së fundmi në një intervistë, ku foli edhe për fëmijët e saj. Valbona Selimllari u pyet nëse fëmijët e saj bëhen ndonjëherë xhelozë për të, dhe ndër të tjera tregoi se në fakt tre fëmijët e saj kanë komplekse dhe jo xhelozi, madje zbuloi se i kërkojnë që mos shkojë as në shkollën e tyre.
“Më thonë mos hajde në shkollë, do të thonë je çuni i Bonës. Shpeshherë kanë pasur siklet të thonë që jemi fëmijët e Valbonës. Nuk është xhelozi, se di kompleksin e tyre se kam kuptuar kurrë.”– tha ajo në emisionin “Ndryshe.”
Selimllari foli gjithashtu në lidhje me eksperiencën e saj të gjatë në televizion, ku rrëfeu provën e saj të parë së bashku me të motrën, para se të merrte pjesë në “Miss Shqipëria.”
“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë, unë vërtet kam qenë sportiste, por para se të fillonte Miss Albania kam shkuar në Televizionin Shqiptar së bashku me motrën time të madhe, dhe kemi bërë një provë për një emision për fëmijë. Kam dashur shumë tv, kam qenë 17 vjeç. Dhe nuk është se s’më pranuan… Në atë kohë që thoshte ai “sa e shëmtuar je”– tregoi ajo.