Luftimet vazhdojnë rreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, sipas kryebashkiakut të qytetit. Në fabrikë besohet se janë strehuar rreth 200 civilë, sipas skynews.
Deri më tani rreth 156 civilë janë evakuuar nga fabrika dhe kanë mbërritur në Zaporizhzhia.
Megjithatë, kryetari i bashkisë së qytetit Vadym Boichenko tha se kanë humbur kontaktet me ushtarët ukrainas brenda fabrikës së çelikut. Ndërkohë, ministria e mbrojtjes së Ukrainës tha se Rusia po përpiqej të rriste ritmin e ofensivës së saj në Ukrainën lindore.
Gjithashtu shtoi se Moska kishte kryer rreth 50 sulme ajrore të martën.