Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një vendim për mbështetje të Federatave Sportive dhe sportistëve elitar.
Ministrja Kushi bëri të ditur se mbështetja do të konsistojë në një buxhet prej 160 milionë lekë të rejave. Ky vendim është marrë për të garantuar mbeshtetje dhe vazhdimësi të sportit shqiptar në aktivitetet ndërkombëtare.
“Në Këshillinin e Ministrave morëm një vendim të rëndësishëm për sportin.
Konkretisht nëpërmjet një mbështetje financiare prej 160 milionë lekë të reja për Federatat Sportive dhe sportistët elitarë. Qëllimi i këtij vendimi është që të garantohet mbështetja për vazhdimësinë e aktiviteteve sportive nga federatat sportive sepse buxheti fillestar ishte i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat e tyre për të marrë pjesë në kampionate të ndryshme ndërkombëtare.
Me këtë shtesë do të shmangim rrezikun që Shqipqria të përjashtohej apo të cënohej imazhi i sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër ne para pak muajsh kemi marrë një vendim për trajtimin dhe shpërblimin e sprtistëve elitarë që do të thotë se sot sportistët që fitojnë statusin e nivelit të lartë, shpërblehen njësoj si sportistët në vendet e tjera të BE.”- tha ministrja Kushi.